Dron në qiell, alarm në Malpensa, devijohen 4 fluturime

441
Sigal

Pikasja e një droni në afërsi të pistave shkaktoi 30 minuta alarm dhe 4 fluturime të devijuara në aeroportin milanez të Malpensas.

Alarmi shpërtheu në orën 11 dhe pushoi pasi kontrollet lejuan që të rivendoset aktiviteti i plotë i aeroportit. Gjatë mbylljes, u transferuan 4 fluturime, tre në Linate dhe një në Torino. Më 3 mars, një incident i ngjashëm shkaktoi mbylljen e aeroportit për rreth gjysmë ore.

Më 3 mars, një dritë që u shfaq në radar gjashtë kilometra në jug të aeroportit të Malpensës, kishte bërë të shpërthente alarmi për rreth gjysmë ore. Sipas asaj që shpjegoi kuestura e Vareses, ishte një helikopter pa një plan fluturimi që detyroi autoritetet e aeroportit të devijonin shtatë fluturime që mbërrinin në aeroportet e Linate, Bergamo dhe Torino.

Siç rezultoi, mjeti i transportit, piloti i të cilit për më shumë se pesëdhjetë minuta nuk do i ishte përgjigjur thirrjeve nga kulla e kontrollit të Malpensës, në një pikë të caktuar u zhduk nga radari.