Lazio surprizohet nga Celtic dhe eliminohet nga Europa League

467
Sigal

Lazio ka humbur në shtëpi 1-2 ndaj Celtic-ut në shtëpi duke i dhënë lamtumirën Europa Leagues. Ndeshja nisi mjaft mirë për skuadrën e Inzaghit, pasi shënoi me anë të Immobiles.

Italianët nuk mbajtën avantazhin dhe u barazuan nga miqtë me anë të Forrest. Vendasit u shokuan në minutat e fundit kur Nitcham realizoi në minutën e 5-të shtesë.

Sevilla shkatërroi 5-2 jashtë fushe Dudelangen. Ekipi mik realizuan 5 gola me tripletën e El Haddidit dhe dy golat e Daburit. Spanjollët kanë 4 fitore, ndërsa APOELi i mori vendin e dytë Qarabagut pas fitores 2-1.

Baseli i shqiptarëve Taulant Xhaka dhe Edon Zhegrova, të dy titullarë, fitoi me rezultatin 2-1 ndaj Getafes. Arthur dhe Frei vendosën ndeshjen.