Nuk donte ta linte që të studionte, i pret gishtat bashkëshortes

566
Një burrë xheloz po përballet me burg të përjetshëm, pasi i ka prerë gishtat bashkëshortes së tij, sepse ajo filloi të studionte pa lejen e tij. Rafiqul Islami nga Bangladesh i lidhi sytë dhe gojën Hawa Akhter, duke i thënë se do t’i bënte një surprizë. Në vend të kësaj 30-vjeçari i ka prerë të 5-të gishtat. Një nga të afërmit e tij më pas i ka hedhur gishtat e 21-vjeçares në një kosh për t’u siguruar që mjekët nuk do t’i gjenin dot. Rafiqul, i cili është një punëtor emigrant në Emiratet e Bashkuara Arabe, e kishte paralajmëruar gruan e tij se do të kishte “pasoja të rënda”, në qoftë se ajo nuk do të heqë dorë nga studimet e saj. “Kur u kthye në Bangladesh ai tha që donte të fliste me mua”, ka thënë Akhter për The Times. “Papritmas më lidhi sytë dhe dorën, pastaj më preu gishtat”. Ai është arrestuar nga policia dhe po përballet me akuza të rënda dhe grupet për të drejtat e njeriut po kërkojnë burgim të përjetshëm për të. Por 21-vjeçarja është shprehur se nuk do të heqë dorë nga studimet. Tani ka filluar që të mësojë se si të shkruajë me dorën e majtë dhe është kthyer në shtëpinë e prindërve të saj.
Sigal