Nuk arriti të krijonte vaksinën/ Kompania franceze do prodhojë shishet për ruajtjen e Pfizer

248
Sigal

Kompania farmaceutike franceze Sanofi ka nënshkruar një kontratë me Pfizer dhe BioNTech për të prodhuar shishet që do përmbajnë vaksinat e tyre ndaj Coronavirus.

Në një intervistë me Le Figaro botuar të martën në mbrëmje, CEO Paul Hudson njoftoi se Sanofi do të fillonte me prodhimin e shisheve për vaksinat BioNTech / Pfizer në korrik. “Ne duhet të jemi në gjendje të sigurojmë 100 milion doza deri në fund të vitit, të cilat do të jenë të destinuara për BE “, – tha Hudson.

Sanofi do të përdorë fabrikën e saj në Frankfurt, e cila është afër selisë kryesore të BioNTech në Mainz. “Ekipet tona po punojnë së bashku për t’i vendosur gjërat në kushtet e duhura, sepse është një proces më kompleks se sa duket”, tha Hudson, duke përmendur nevojën për një mjedis steril dhe temperatura shumë të ulëta.

Sanofi ka qenë i pasuksesshëm në përpjekjet e veta për të krijuar një vaksinë. Pasi nuk arriti të tregojë efikasitet të mjaftueshëm në prova, vaksina e saj e zhvilluar së bashku me GSK nuk do të prodhohet para tremujorit të katërt të 2021. Më parë këtë muaj, qeveria franceze i bëri thirrje kompanisë të ndajë pajisjet e saj me konkurrentët.