Debati për kufijtë me Serbinë/ Kosova mbledh nesër parlamentin në seancë të jashtëzakonshme

465
Sigal

Kosova pritet të mbledhë nesër parlamentin, në një seancë të jashtëzakonshme për të diskutuar  mbi angazhimet e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, për përfshirjen e “shkëmbimit të territorit” apo ” korrigjimin e kufijve” në dialogun në mes Kosovës dhe Serbisë.

Njoftimi është bërë nga Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ndërsa seanca pritet të mblidhet ditën e nesërme në orën 10:00.

“Nesër do ta kemi seancën e jashtëzakonshme, komentet politike do t’i kemi nesër në seancë”, u shpreh Vesili, i cili theksoi se proceduralisht kanë vepruar në bazë të një kërkese të deputetëve dhe në seancën e së martës do ta kenë vetëm një pikë të rendit të ditës.

Partitë opozitare LDK, Vetëvendosje dhe PSD kanë dorëzuar javën e kaluar kërkesën për mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme më 4 shtator. Në këtë seancë pritet të miratohet rezoluta, e cila ia ndalon presidentit Thaçi të bisedojë me Serbinë për territor.