“Nobel”-i vë përballë liderët botërorë, Vladimir Putin i shtohet listës së kandidatëve

264
Sigal

Presidenti rus Vladimir Putin është nominuar për çmimin Nobel të Paqes. Emri i liderit është propozuar nga një grup shkrimtarësh rusë me në krye Sergey Komkov, të cilët dorëzuan aplikimin në agjencinë Nobel në Oslo më 10 shtator, duke e vënë atë përballë Donald Trump në listën e kandidatëve. Trump është nominuar nga Christian Tybring-Gjedde, një anëtar i parlamentit norvegjez për ndërmjetësimin e marrëveshjes së normalizimit mes Izraelit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe. Edhe kryeministrja e Zelandës së Re Jacinda Ardern është kandidate për çmimin prestigjoz.

Favorite për të fituar Nobelin e sivjetshëm të Paqes është Organizata Botërore e Shëndetësisë, por nuk mbetet pas aktivistja mjedisore Greta Thunberg. Në listën e nominimeve është dhe qeveria e Kosovës dhe ajo e Serbisë, që u futën nga deputeti suedez, Magnus Jacobsson pas marrëveshjes së firmosur në Shtëpinë e Bardhë për normalizimin ekonomik. Ditën e sotme u njoftua se fituesit e çmimit Nobel do të marrin 1 milion krona suedeze.