Një stuhi e fortë godet Gjermaninë, 1 i vdekur 30 të plagosur

436
Efektet e para të ndryshimeve klimaterike po fillojnë të ndihen gradualisht në shtete të caktuara. Pasi Britania u përfshi nga temperatura të larta muajin që kaloi, të pazakonta për ishullin, kur vendet e ngrohta të Europës po vuanin të ftohtin, një stuhi e fuqishme ka goditur pjesën veriore të Gjermanisë duke shkaktuar një të vdekur dhe 30 të plagosur. Një drejtues automjeti humbi jetën dje në Hamburg pas stuhisë e ngjashme me një tornado që ka shkaktuar dëme të rënda në të gjithë veriun e Gjermanisë. Dëmet e stuhisë në Buetzow, afër Rostock kanë prekur 8,000 banorë të saj. Në Hamburg një djalë 26-vjeçar vdiq ndërsa e dashura e tij shtatzënë u plagos, pasi makina e tyre u godit nga sende të forta gjatë stuhisë. Erërat që kalonin shpejtësinë prej 119 kilometrash në orë kanë përfshirë të gjithë veriun e vendit, veçanërisht shtetet rajonale të Rhenanies në veri të Westphalies dhe Mecklemburg-Pomeranie-Occidentale. Linja hekurudhore mes Hamburgut dhe Luebeck është bllokuar në të dyja drejtimet për shkak të rënies së pemëve si pasojë e stuhive. Po ashtu shumë çati shtëpish janë shkatërruar nga erërat e forta
Sigal