Pezullohen 3 doganierë të Kakavijes lejuan të kalonin mallra kontrabandë

515
KAKAVIJE(GJIROKASTER) – Tre doganiere të doganës së Kakavijes u pezulluan nga detyra pasi lejuan kalimin e mallrave kontrabandë pa kryer me parë zhdoganimin.
Doganierët Rubin Shehu, Roland Martiri dhe Vladimir Dhima akuzohen për shpërdorim detyre. 
Policia e Gjirokastër ka ndaluar dy furgona në aksin Tepelenë-Fier që vinin nga Greqia të ngarkuar me mallra kontrabandë, fruta-perime dhe mallrat të tjera që kapnin vlerën e 5 milionë lekëve. Mësohet se njëri prej furgonëve ishte me targa greke.
Ndërkohë, doganierët do të qëndrojnë të pezulluar nga puna deri në përfundim të hetimeve 
Sigal