Artikull për kontributin e familjes Panariti për ndihmën ndaj hebrenjve

278
E përditëshmja “American Thinker” në artikullin e shkruar nga C. Hart me titull, ” Historia e Shqipërisë në shpëtimin e hebrenjve”, duke ju referuar nderimit të bërë në Muzeun e Holokaustit Yad Vashem , familjes së ministrit Panariti për shpëtimin e një familje hebreje nga terrori nazist, ndër të tjera shkruan: As edhe nje hebre i vetëm që jetonte në Shqipëri nuk u vra nga duart e nazistëve.
“Shqipëria është i vetmi vend në Europë me këtë histori suksesi. Shumë pak hebrenj mbijetuan në Selanik”, shkruan autorja C.Hart, ndërsa asnjë nuk u vra në Shqipëri. Në fakt, shkruhet në artikull, kishte 202 hebrenj që jetonin në Shqipëri para luftës dhe rreth 2000 të tillë pas luftës, ndër të cilet 600 vinin nga Greqia. Artikulli citon ministrin Panariti, i cili shprehet rreth këtij akti të familjes së tij; “ Edhe Shqipëria ishte e pushtuar në atë kohë dhe ndodhej nën terrorin nazist, prandaj veprime të tilla ishin me shumë rrezik pasi nazistët kishin vendosur kudo paralajmërime, kështu që kushdo që kapej duke shoqëruar ose strehuar hebrenj, ekzekutohej në çast. Pavarësisht nga kjo, ne e ndjeme për detyrë të ndihmonim njerëzit në nevojë dhe veçanërisht njerëzit të cilëve ju kërcënohej jeta”.
Gazetarja C. Hart vazhdon me tej artikullin duke u shprehur: “Panarititët e kuptuan se nëse hebrenjve nuk u vihej në ndihmë, ata do të internoheshin dhe masakroheshin nga nazistët”. Shqiptarët përdoren taktika të ndryshme për ti fshehur hebrenjtë gjatë luftës së dytë botërore, shkruhet në artikull, duke i pajisur me dokumenta false dhe emra të rremë. Përshembull një hebre me emrin Solomon, u shndërrua në Sulejman, ndërsa një tjetër me emrin Isaac u shndërrua në Isa gjatë qëndrimit në Shqiperi. Gratë hebreje u mbuluan me perçe ndërsa burrat hebrenj rritën mjekrën për tu dukur si të përkatësisë myslimane”.