Një shqiptar do të drejtojë Australinë, zgjidhet kryeministër Anthony Albanese

140
Sigal

Partia opozitare e qendrës së majtë të Australisë rrëzoi qeverinë konservatore pas gati një dekade në pushtet dhe kryeministri i zgjedhur Anthony Albanese teksa ai përballet me një provë të hershme të politikës së jashtme. Kryeministri Scott Morrison tha se ai e pranoi shpejt humbjen pavarësisht miliona votave për t’u numëruar. Anthony Albanese ka fituar zgjedhjet e përgjithshme në Australi. Por lajmi ka shkaktuar emocione edhe në Shqipëri. Pikërisht ky entuziazëm në Shqipëri ka gjetur vend edhe te mediat australiane. Portali i madh australian, News.com.au, shkruan se ka një arsye interesante se përse Anthony Albanese ka ‘pushtuar’ mediat e vendit të vogël evropian. “Shqipëria duket se është emocionuar që zoti Albanese do të udhëheqë Australinë- për shkak të emrit të tij. Albanese është një mbiemër italian, që do të thotë shqiptar. Më tej në shkrim thuhet se Albanese është me origjinë nga Barletta në Pulia, ku jeton një komunitet prej të paktën 100 mijë arbëreshësh.  Albanese në fjalimin e fitores tha se “Çdo prind dëshiron më shumë për gjeneratën e ardhshme. Nëna ime ëndërroi për një jetë më të mirë për mua. Dhe shpresoj që udhëtimi im në jetë të frymëzojë australianët që të arrijnë yjet,”

Albanese u zgjodh të dielën si lideri i 31-të i Australisë. Ai është i pari kryeministër australian jo-anglo-kelt.