Damian Gjiknuri në Elbasan: Do i japim hov turizmit kurativ me zgjidhjen e furnizimit me energji dhe të shfrytëzimit të ujërave termale

132
Sigal

 

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Damian Gjiknuri është ndalur të dielën në një takim me bizneset pranë ujrave termikë të Elbasanit. Në zonën e ujërave termalë, për të bashkëbiseduar me bizneset e zonës dhe njohur nga afër me problematikat, që kanë dhe adresimin e tyre njofton Gjiknuri. Në takim me biznesmenët e zonës Gjiknuri deklaroi se “kjo zonë është një hapësirë me potencial të lartë ekonomik e turistik e unë si drejtues politik i zonës duhet të nis punën me ju me një bashkëbisedim lidhur me problemet  dhe të shohim se çfarë mund të bëjmë” Gjatë takimit Gjiknuri u shpreh se Elbasani është një zonë me një pozicion gjeografik që i jep mundësi të pëfitojë nga një numër i lartë turistësh, të cilët shfrytëzojnë efektin shëndetësor, që ofrojnë ujrat termale ose siç njihen ndryshe llixhat. Gjiknuri si drejtues politik i zonës u ndal edhe në ndihmën që do të sigurojë qeveria për bizneset që operojnë në këtë zonë. Gjiknuri u premtoi banorëve dhe investitorëve në zonë se qeveria do të punojë për të zgjidhur problemet e tyre si me furnizimin me energji elektrike, po ashtu edhe me vështirësitë e hasura në marrjen e lejeve për shfrytëzimin e ujit.