Ngrihet alarmi në Ukrainë, pas digës, Rusia hedh në erë tubacionin më të madh të amoniakut në botë

114
Sigal

Pas digës, rusët kanë hedhur në erë tubacionin më të madh të amoniakut në botë. Kjo ka shkaktuar frikë për një tjetër fatkeqësi mjedisore.

Sipas mediave të huaja, burime pro-Moskës, publikuan pamjet që tregojnë një re gazi që shpërndahet mbi një zonë pyjore pranë qytetit Masyutivka, e cila shtrihet në “zonën gri” midis kufirit rus dhe ukrainas.

Mësohet se, aty strehohet një stacion pompimi për tubacioni Tolyatti-OdessA.

Amoniaku është një komponent kyç i plehrave nitrat, me Rusinë që është një nga prodhuesit kryesorë të tij në mbarë botën.

Por është gjithashtu jashtëzakonisht toksik dhe mund të shkaktojë acarim të rëndë në mushkëri, fyt, hundë dhe sy, duke shkaktuar probleme serioze shëndetësore për njerëzit që mund të ekspozohen ndaj tij.