Tirana “pa frena” në merkato, pritet firma me mbrojtësin e Kombëtares

79
Sigal

Tirana duket se e ka nisur mjaft vrullshëm këtë merkato vere. Bardheblutë e drejtuar nga trajneri Orges Shehi do të luajnë në Kupat e Europës.

Drejtuesit po punojnë intensivisht për të pasuruar organikën me elementë cilësorë, pikërisht aty dhe stafi teknik ka kërkuar ndërhyrje.

Bardheblutë në këto ditë të para të merkatos kanë firmosur me tre lojtarë Albano Aleksin, portierin Gentian Selmani dhe sulmuesin brazilian Kaina Nunes, i cili ka qenë pjesë e Vllaznisë.

Sakaq situata duket pozitive edhe për linjën e djathtë të mbrojtjes. Kristjan Toshevski është larguar, por RTSH Sport raporton se se është arritur marrëveshja me mbrojtësin e Kombëtares Albi Dokën dhe pritet të zyrtarizohet në vazhdim.