Nëna hedh vajzën e mitur nga kati i tretë dhe më pas tenton vetëvr*sjen

144
Sigal

Një 40-vjeçare me origjinë indiane, ka hedhur vajzën e saj nga kati i tretë i shtëpisë në Itali, pasi ishte e frikësuar se babai do ta merrte me vete në Indi.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme, ku mrekullisht, vajza është në një prognozë të rezervuar por jashtë rrezikut për jetën.

Mediet italiane shkruajnë se 40-vjeçarja është arrestuar me akuzën  e vrasjes së mbetur në tentativë.

Ajo pasi u mbyll në dhomë me vajzën 4-vjeçare e hodhi nga dritarja e katit të tretë.

40-vjeçarja, i cili kishte tentuar edhe vetëvrasjen, dyshohet se ka vepruar nga frika krejtësisht imagjinare dhe e pabazuar se babai i fëmijës do të shkonte në Indi me vajzën.

Vajza ndodhet e shtruar në spitalin e Ankonës në “prognozë të rezervuar dhe kushte të qëndrueshme.”