Kryeministri italian: Shqipëria dhe Italia sa më shpejt në BE

521
Italia njihet prej kohësh si një “sponsorizuese” e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimit Europian, por këtë gjë e ka treguar së fundi edhe kryeministri italian, Matteo Renzi, gjatë një forumi për dialogun mesdhetar të mbajtur në Romë, në hotelin “Parco dei Principi”. Italia ka rikonfirmuar edhe njëherë me zë të fortë dhe të qartë se, Shqipëria dhe Serbia duhet të jenë “sa më shpejt pjesë e familjes së madhe europiane”. “Ekziston një çështje e madhe që nuk prek vetëm Shqipërinë, por që kalon përtej edhe në Kosovë e Bosnjë Hercegovinë, e që shpesh herë nënvlerësohet në debatet e politikës europiane. Dua ta ngre qartësisht dhe fuqimisht zërin e Italisë, në favor të anëtarësimit sa më të shpejtë të Shqipërisë e Serbisë në familjen e madhe europiane. Të gjithë së bashku duhet ta konsiderojmë si një prioritet, sforcon që duhet të bëjmë me këtë pjesë të globit. Historia e shekullit të XX na mëson se, edhe prej andej kanë lindur konflikte, të cilat kanë qenë shumë të vështira për t’u sheshuar”, ka deklaruar ndër të tjera Renzi.

Gjatë ndërhyrjes së kryeministrit italian në Forumin Mesdhetar për Dialog, është folur edhe mbi misionin e mundshëm të trajnimit në Libi dhe për prioritetin kyç të ditëve të sotme, shkatërrimin e ISIS. “I kam konfirmuar Sekretarit amerikan Kerry disponueshmërinë tonë për një mision asistence, trajnimi dhe mbështetjeje për qeverinë e ardhshme libiane, sapo kjo e fundit të konstituohet”, ka thënë më tej Renzi. Sa i përket çështjes së Sirisë, “ndryshimi i klasës politike siriane duhet të realizohet në thellësitë e një procesi tranzicioni të rregullt, që nuk duhet të lërë hapësira për t’u shfrytëzuar më pas nga terrorizmi. Në këtë aspekt, mund të kontribuojë edhe Italia. Shkatërrimi i ISIS-it është prioriteti absolut i yni”. 
Sigal