Traktorët në rrugë, greva e fermerëve paralizon Greqinë

472
Greqia është paralizuar tërësisht për shkak të grevës së fermerëve, që vazhdon prej disa ditësh. Traktorë bujqësorë kanë krijuar postblloqe në rrugët e Greqisë veriore, ndërkohë që në Selanik po grumbullohen qindra fermerë me traktorët e tyre, për të protestuar. Në rrugën Selanik-Veria postblloku i fermerëve numëron më shumë se 750 traktorë, 400 traktorë numërohen në kryqëzimin e Kulurës, mbi 700 traktorë në zonën Katerinit dhe 800 të tillë në rrugën nacionale Selanik-Kavala. Ndërkaq në kufirin midis Greqisë dhe Bullgarisë, më shumë se 600 traktorë kanë bllokuar rrugën, dhe kufiri mes Greqisë dhe Bullgarisë mbetet i mbyllur në në ditën e pestë. Ndërkaq parashikohet që pika kufitare e Kristallopigisë pranë Kapshticës, në kufirin Greqi-Shqipëri të jetë e mbyllur në orare të caktuara.
Sigal