Bjellorusia publikon foton: Kjo është salla ku do të takohen delegacionet ruse dhe ukrainase

135
Sigal

Bjellorusia ka njoftuar se është gati salla ku do të zhvillohen bisedimet mes delegacioneve ukrainase dhe ruse pasi lufta në Ukrainë ka hyrë në ditën e pestë të saj.

Ukraina ra dakord një ditë më parë të dërgojë përfaqësuesit e saj diplomatikë në kufij afër me Bjellorusinë, pavarësisht raporteve se lideri i vendit Alexandër Lukashenko është gati të dërgojë trupa për t’iu bashkuar Rusisë.

Vendi për bisedimet mes Rusisë dhe Ukrainës në Bjellorusi është përgatitur, pritet ardhja e delegacioneve”, tha ministria e Jashtme Bjelloruse në rrjetet sociale duke publikuar një foto të tryezës në krye të së cilës janë vendosur flamuri rus dhe ai ukrainas.

BBC shkruan se Anatoly Glaz, një zëdhënës i ministrisë së jashtme të vendit, tha: “Bisedimet do të fillojnë sapo të gjithë delegacionet të mbërrijnë në pikën e takimit.”