Merkel viziton të hënën Turqinë

540
BERLIN– Kancelarja gjermane, Angela Merkel, do të udhëtojë në Ankara të hënën, për të takuar kryeministrin e Turqisë, Ahmet Davutoglu. Turqia, një shtet i rëndësishëm në rrugën e migrantëve drejt Evropës, është në qendër të përpjekjeve diplomatike të Merkelit për të reduktuar numrin e migrantëve që arrijnë në Gjermani.

Në muajin nëntor, Turqia është pajtuar që të luftojë rrjetet kontrabandiste dhe të ndihmojë në frenimin e migracionit të parregullt. Bashkimi Evropian, në këmbim, i ka ofruar Turqisë 3 miliardë euro dhe disa lëshime politike. Gjermania ka regjistruar mbi një milion azilkërkues vitin e kaluar.
“Merkel dhe Davutoglu kanë vendosur për udhëtimin pasi janë takuar këtë javë në konferencën e donatorëve për Sirinë, në Londër”, ka thënë zëdhënësi i Qeverisë gjermane, Steffen Seibert.
Sigal