Komisioni Evropian nis procedurat për “shkeljet ligjore” nga ana e Hungarisë

435
Komisioni Evropian ka bërë me dije sot se i ka filluar procedurat ndaj Hungarisë për shkeljet e mundshme që ky shtet ka bërë me ligjin e ri, sipas të cilit azilkërkuesve që iu refuzohet azili, nuk do të mund ta marrin këtë status edhe nëse fitojnë pas ankesës.
Komisioni ekzekutiv i bllokur prej 28 vendesh, tha se është i shqetësuar me këtë ligj, i cili sipas KE-së është në kundërshtim me rregullat e Bashkimit Evropian. Ligji i ri hungarez, sipas KE-së, ua mohon azilkërkuesve mundësinë për paraqiten e fakteve të reja për azil.
KE ka bërë me dije se një letër informuese mbi nisjen e procedurave ia ka dërguar edhe Budapestit dhe se një procedurë e tilllë mund të rezultoj me veprim ligjor në Gjykatën Evropiane të Drejtësisë.
Hungaria menjëherë sot e ka akuzuar Komisionin Evropian për “hakmarrje të motivuar politikisht”.
Qeveria e kryeministrit Viktor Orban është akuzuar nga BE-ja për qëndrimin e saj të ashpër kundër refugjatëve në kohën kur Evropa po përballet me numrin më të madh të refugjatëve që nga Lufta e Dytë Botërore. Ligji hungarez, sipas KE-së, i detyron aplikantët që ta lëshojnë territorin para se të skadojë afati i ankimimit.
Sigal