Nën hijen e Kullës Eiffel, mbështetësit e Macron shijojnë fitoren/ Ai niset drejt sheshit

136
Sigal

Ndërsa dielli perëndon në kryeqytetin francez, mbështetësit e Emmanuel Macron po shijojnë fitoren e kandidatit të tyre nën hijen e Kullës Eiffel. Ndërkohë që DJ-të luanjnë muzikë, duket sikur Champ de Mars është kthyer në një klub nate.

Njerëzit shpërthyen në brohoritje kur ora shënoi 20:00, ndërsa imazhi i Macron u shfaq në ekran si fituesi i këtyre zgjedhjeve. Në një ‘det’ flamujsh francezë dhe të BE-së, mbështetësit kërcyen duke brohoritur frazën kryesore të fushatës së Macron: “Një, dy dhe pesë vjet të tjera”. Tashmë pritet që vetë Macron tu bashkohet mbështetësve të tij në shesh. Ai do të mbajë fjalimin e fitores.