Pritet publikimi i bombave të tjera, pas dështimit të negociatave në Maqedoni

418
Pas dështimit të negociatave për datën e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, situata në skenën politike në Maqedoni është kthyer në gjendjen e para marrëveshjes së Përzhinos, thonë burime të larta partiake opozitare. Për këtë arsye LSDMja ka filluar të shqyrtojë seriozisht opsionin e vazhdimit të publikimit të “bombave” me skandale dhe afera të pushtetarëve.
“Mbi 90 për qind e përfaqësuesve të organeve partiake të LSDM-së kërkojnë nga kryetari i partisë që të vazhdojë publikimin e të ashtuquajturave bomba me qëllim që pushteti të zhveshet deri në palcë dhe të dalin në shesh të gjitha aferat e tyre”, thonë për Lajm këto burime partiake. Nga ana tjetër edhe partitë në pushtet kanë pranuar sinjale se
LSDM po përgatitet të përgatisë “bomba” të reja për publikim, prandaj kanë filluar përgatitje të strategjisë për mbrojtje nga goditja e “bombave”.
Partitë në pushtet të vetëdijshme se “bombat” e reja eventuale do të jenë shumë më të fuqishme se ato që janë publikuar deri tani, po përgatisin strategji për punësime të reja masovike partiake. Për realizimin e këtij qëllimi, pushteti ka filluar sërish të shqyrtojë mundësinë për ndryshim të ligjit për pensionim. Me këto ndryshime synohet të pensionohen femrat në moshë 60 vjecare, kurse meshkujt në moshë 62 vjecare, me cka në administratën shtetërore dhe ndërmarrjet publike do të liroheshin së paku 10 mijë vende të lira pune.
Sigal