Dhe pikërisht, ky 25 janar dyshohet të ketë filluar shpërndarjen e virusit, të cilin fillimisht e mori kolegu që punon për Mae e Fiorenzuola d’Arda, në provincën e Piacenza.
Gjithsesi” Reppubblica.it, shkruan se Mattia ka rezultuar negative dhe kjo mund të nënkuptojë vetëm dy gjëra: ose ai nuk është bartës, por vetëm transmetues ose ai ka pasur virusin, dhe është shëruar. 21 ditët ardhshme, Mattia vijoi jetën e tij me aktivitete të shumta, si një 38-vjeçar i lumtur që bënte palestër dhe ishte në pritje të fëmijës së tij të parë. Jeta e tij ndahet midis Codogno ku edhe jeton, Castiglione d’Adda ku edhe ka lindur dhe shkon shpesh për të vizituar miqtë apo prindërit, dhe Unilever e Casalpusterlengo, vendi ku punon.
Teknikët shëndetësorë po rindërtojnë rrugën e ktyre tre javëve aktivitete, për të pikasur raste të personave të tjerë të infektuar, të cilët duhe izoluar me urgjencë.
Gjithsesi, të njëjtat media shkruajnë se Mattia , më datë 2 shkurt, ka marrë pjesë në një gjysëm maratonë me grupin e atletëve “Codogno 82” në Santa Margherita Ligure. Ndërsa në datën 9 shkurt Mattia ka marrë pjesë në një tjetër garë vrapimi në Sant’Angelo Lodigiano. Ndërsa më datë 15 shkurt, Mattia e ka zgjeruar rrjetin e tij të kontakteve duke marrë pjesë në një ndeshje futbolli në Madignano (Cremona) me ekipin ‘Piçhio di Somaglia’, një ekip që i përket një lige jo profesionale.
Tashmë, të gjithë njerëzit që kanë takuar 38-vjeçarin në këtë ndeshje do të kryejnë të gjithë analizat e nevojshme. Edhe ekipi i vendit ku Mattia punon, të cilët janë 500, do t’i ushtrohen të gjithë kontrolleve mjekësore. Fabrika aktualiasht është mbyllur, por fakti që aty janë ushqyer të gjithë në një mensë, rrit rrezikun e transmetimit. Një nga masat e tjera që është marrë është edhe izolimi i prindërve të Mattias në Castiglione d’Adda.
Alarmi për koronavirusin ka përfshirë edhe Shqipërinë. Në Portin e Durrësit janë shtuar masat e sigurisë dhe kontrollet për tragetet që vijnë nga Italia drejt Shqipërisë, ndërsa vetëm në fundjavë kanë hyrë 2 tragete me 446 pasagjerë. Mjeku Indrit Kalaja, përgjegjës për karantinën e vendosur në këtë port, ka bërë me dije se janë bërë të gjitha kontrollet dhe pasagjerët nuk kanë patur lidhje me vatrat e infektuara.