Në Arabi hapet servis makinash vetëm për gratë

562
Pasi autoritetet në Arabinë Saudite njoftuan se do të lejojnë femrat të drejtojne makinat, në këtë vend u mbajt edhe një servis special për shoferët-femra të ardhshme.
Servisi i makinave dedikuar për femra, u mbajt në një qendër tregtare në qytetin saudit Xheda dhe ka tërhequr një numër të madh të mysafireve.
Në servis janë ekspozuar shumë modele të automjeteve nga prodhuesit Chevrolet, Nissan, Kia dhe Toyota.
Vendimi për heqjen e ndalimit të femrave për të drejtuar makinen ka ardhur në vitin 2017, pas shumë vjetësh luftimesh dhe presionesh, si jashtë vendit, ashtu edhe brenda vendit.
Vendimi zyrtar hyn në fuqi në qershor të vitit 2018.
Sigal