Britanikët nxjerrin në shitje Kryeministrin Cameron

495
Britanikët kanë nxjerrë në shitje kryeministrin e tyre në eBay. Dikush ka shpenzuar kohën e tij dhe ka nxjerrë në shitje Kryeministrin e Britanisë, David Cameron. Kjo duket se është një mënyrë që ky britanik ka zgjedh për tu zbavitur dhe si një mënyrë pë të dëshmuar qënrimin kundër të tij për valën e protestave, pas përfshirjes së këtij të fundit në skandalin e “Panama Papers”. Në përshkrimin që i bëhet Kryeministrit shkruhet: “Kryeministër i përdorur. Nuk na nevojitet më”. Megjithatë, nëse dëshironi ta blini, do të duhet të udhëtoni drejt Londrës. “Blerësi duhet të vijë ta tërheqë vetë. Shitësi nuk është i përgatitur për ta prekur sendin. Dorëzimi bëhet në qendër të Lodrës. Blerësi duhet të kujdeset vetë për transportin”, shkruhet më tej në përshkrim.
Ky postim në eBay është kthyer menjëherë në sensacion, duke mbledhur mbi 153 oferta, ku e fundi është 65,900 paund dhe ka ende 5 ditë afat.
Sigal