Ndryshon çmimi i biletës, ja sa do të paguhet transporti publik në Prishtinë

89
Sigal

Prishtina ka njoftuar se ka bërë riorganizim të ri të planit tarifor të transportit publik.

Në një njoftim zyrtar bëhet me dije se për të gjithë përdoruesit e rregullt, çmimi i biletës mujore nga 14.00 Euro do të zbresë në 13.50 Eruo.

Në anën tjetër, për t’iu përshtatur nevojave të të gjithë qytetarëve, kemi përfshirë në planin tarifor biletat javore dhe ditore shumë përdorimëshe: Bileta Ditore përfshin udhëtime vajtje-ardhje pa limit përgjatë 24 orëve, me çmimin 0.80€ dhe Bileta Javore përfshin udhëtime vajtje-ardhje pa limit në të gjitha ditët e javës, me çmimin  4.00€”, thuhet në njoftim.

Sakaq, Komuna bënë të ditur se një biletë e rregullt autobusi, e cila mund të përdoret vetëm për një drejtim, do të ketë çmimin 0.50€.

Kartelat javore dhe mujore mund t’i bleni në pikat e shitjes së Trafikut Urban: Kioska me logon e Trafiku Urban, prapa Objektit të Komunës së Vjetër (tek “Plepat”), Kioska me logon e Trafiku Urban, në lagjen Kodra e Diellit, tek ”Banesat e Bardha”.

Komuna ka theksuar se plani i ri tarifor do të aplikohet nga data 31 janar 2023.

Ky riorganizim është bërë në kuadër të Marrëveshjes së Kredisë mes Trafiku Urban Prishtinë dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZh), me qëllim të përmirësimit të shërbimit të transportit publik dhe inkurajimit të qytetarëve për përdorimin e autobusëve.