Mustafa, Thaçi e Haradinaj takim me Jahjagën, kreu i AAK-së: Zgjidhja e krizës, shpërbërja e Kuvendit

592
Kryeministri dhe kryetari i LDK-së Isa Mustafa, kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj dhe përfaqësuesit e partive minoritare kanë mbajtur sot një takim me presidenten Atifete Jahjaga në ambientet e Presidencës. Ky takim u zhvillua me dyer të mbyllura për mediat.
HARADINAJ PAS TAKIMIT: ZGJIDHJA E VETME ËSHTË SHPËRBËRJA E PARLAMENTIT
Fill pas takimit me presidenten Atifete Jahjaga, kreu i AAK-së Ramush Haradinaj ka dhënë një deklaratë për mediat. Ai pohoi se gjatë këtij takimi ka shprehur shqetësimin e tij se si shteti është kapur nga PDK dhe LDK.  Ndër të tjera Haradinaj tha se shteti ka mungesë investimesh, rend dhe ligj të politizuar skajshmërish. Edhe politika e jashtme sipas tij ka dështuar. “Vendi duhet të shkojë në zgjedhje dhe presidenti të shkojë në zgjedhje të drejtpërdrejta”, ka thënë Haradinaj.
Sigal