Tërmeti në Tajvan, deri tani 40 të vdekur, një grua nxirret e gjallë pas 48 orësh

508
Ka shkuar në të paktën 40 numri i viktimave si pasojë e tërmetit në Tajvan teksa ekipet e emergjencës kanë arritur të gjejnë në jetë persona edhe pas më shumë se 48 orë nën rrënoja. Një grua u gjet në rrënojat e një pallati në qytetin Tainan dhe sipas zyrtarëve ajo ndodhej poshtë trupit të bashkëshortit të vdekur, teksa aty pranë ndodhej i pajetë edhe djali i tyre 2 vjeçar. Pak më vonë një 14 vjeçare është gjetur nga ekipet e emergjencës nën rrënojat e një ndërtese 6 katëshe pas 20 orë përpjekjesh nga ekipet e emergjencës. Zhou Li pas shpëtimit tha se është e shqetësuar për nënën e saj e cila rezulton ende e humbur.

Tërmeti me mganitutë 6.7 gradë goditi vendin dy ditë para vitit të ri kinez, teksa mbi 100 persona mendohet se janë ende nën rrënoja. Në orët e vona të së dielës zyrtarët tajvanezë thanë se 310 persona janë shpëtuar , prej të cilëve mbi 100 janë dërguar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme. Vajza 6 muajshe e cila u gjet e gjallë nën rrënoja ndërroi jetë disa orë më pas në spital. Qindra ushtarë janë përfshirë në operacionet e shpëtimit , me ndihmën e pajisjeve të teknologjisë së lartë, qen nuhatës dhe vinça. Ndërkohë autoritet po ngrejnë qendra për të strehuar të gjithë ata që kanë mbetur pa shtëpitë e tyre. Taivan është tronditur shpesh nga tërmetet, por më i rëndi konsiderohet ai në vitin 1999, me magnitude 7.3 ballë, I cili la më shumë se 2 mijë të vdekur.
Sigal