Mrekulli në Aleppo, shpëton foshnja e plagosur në barkun e nënës

439
SIRI – Një operacion i jashtëzakonshëm ka arritur ti shpëtojë jetën një foshnje të plagosur në barkun e nënës dhe tashmë videoja e regjistruar gjatë ndërhyrjes kirurgjikale po bën xhiron e botës. Mrekullia që vjen nga Aleppo, në Sirinë e shkatërruar prej luftës duke sjellë me vete dhe një rreze shprese për sirianët.
Foshnja arriti të dalë nga barku i nënës falë një ndërhyrje urgjente me prerje çezariane që fillimisht u duk se nuk rezultoi e suksesshme. Mjekëve iu desh ta masazhojnë vogëlushen dhe ti bëjnë frymëmarrje artificiale deri sa nisi të marrë frymë vetë dhe të qajë. 
Sigal