Piloti grek vrau bashkëshorten, dëshmia tronditëse: Mendova të zhdukja trupin e saj

92
Sigal

33 vjeçari përshkroi rrethanat, sipas versionit të tij, në të cilat ai arriti në vrasjen brutale të bashkëshortes, Caroline20 vjeçare, në Glyka Nera, Greqi 11 maj.

Bashkëshorti i vajzës fatkeqe, Babis Anagnostopoulos pranoi krimin mbrëmjen e së enjtes, 17 qershor.

Mediat greke kanë publikuar dëshminë e plotë tronditëse të 33 vjeçarit.

Duke kërkuar falje “një ndjesë të madhe për njerëzit që lëndova” dhe duke pranuar se ka ” ndjesa ka shumë pak vlerë për ata që janë privuar nga prezenca (e Caroline)”, ai vazhdoi duke thënë: “Ajo që bëra nuk është e justifikuar. Sjellja e saj ndryshoi me lindjen e fëmijës. Ajo u bë agresive”.

33-vjeçari dëshmoi: “Ajo filloi të lëvizte për t’u larguar nga krahët e mi. Unë i thashë asaj që vajza (e bija) duhet të ngjitet lart dhe të flejë. “Caroline vazhdonte të lëvizte, unë e mbaja gjithnjë e më fort sepse doja ta bëja të më dëgjonte”.

Ai shtoi: “Ajo po lëvizte. Fytyra e saj ishte në jastëk. Vazhdova ta mbaja fort në krahë derisa kuptova që Caroline kishte ndaluar së lëvizuri. E humba. U përpoqa ta zgjoja.

Më kot. Çfarë do të ndodhte me fëmijën tim? Mendova ta zhdukja kufomën(trupin) e saj. Për ta bërë atë të besueshme, unë duhej ta lëndoja qenin. Askush nuk do ta mendonte se mund të dëmtoja qenin. Unë dua që të gjithë të kuptojnë se atë që bëra më pas e bëra në mënyrë që Lydia (e bija) të mos ngelte dhe pa baba”.

Dëshmia e plotë para hetimore e vrasësit

Për mua, Lydia, edhe pas këtyre aventurave të shëndetit të saj, është diçka që nuk mund ta përshkruaj me fjalë.

Të them se gjithçka është për mua, mendoj se është shumë pak. Kur humbëm fëmijën tonë të parë, sjellja e Caroline filloi të ndryshonte. Aty ku gjithçka ishte mirë mes nesh, Caroline për arsye të rëndësishme ose të parëndësishme bëhej agresiv ndaj meje.

Caroline kishte karakteristikën e mëposhtme. Ne mund të ishim mirë gjatë gjithë javës dhe nga një moment në tjetrin ajo bëhej agresiv ndaj meje ose kujtdo që e kishte lënduar atë në atë moment.

Pas një ore qe do i kalonin nervat, gjithçka ishte në rregull, unë po përpiqesha t’i menaxhoja këto shpërthime. Unë sugjerova të shkojmë te një psikologe, ajo pranoi dhe kështu filluam të shkonim te zonja Mylonopoulou për seanca.

Ndërsa isha me Lydia dhe po luaja me të në shtrat, vajza gati sa nuk ra nga divani dhe pastaj, menjëherë, bëra një lëvizje për ta kapur në mënyrë që ajo të mos binte. E vërteta është se lëvizja ime ishte pak e nxituar dhe Lydia u tremb dhe filloi të qante.

Caroline erdhi tek ne dhe filloi të më bërtasë.

Nuk më kujtohet saktësisht se çfarë më tha në atë moment. Por duke lënë dhomën e ndenjes për të shkuar në dhomën e gjumit mbaj mend që më tha: ” Më bezdisët të dy”. Sigurisht që nuk i kushtova vëmendje, sepse e dija që ai nuk ishte vetvetja dhe se e tha atë në nerva e sipër.

Herën e fundit kur u ngjita në katin e sipërm me vogëlushen në krahë, Caroline po përpiqej të binte në gjumë. Kështu që unë shkova dhe e vendosa të voglën pranë saj që të mund të flinim të gjithë së bashku.

E lashë Lydia në krevat, Caroline hapi sytë, ajo filloi të më bërtiste sepse i solla asaj të voglën dhe ajo nuk e linte të flinte. Vajza u zgjua. Pastaj Caroline, në nervat e saj, kapi foshnjën me të dy duart dhe e hodhi me forcë në djep. Duke thënë diçka si ‘Të thashë nuk e dua këtu’.

Unë përqafova foshnjën dhe i thashë Caroline ‘a je mirë? Po e godet të voglën? ‘ dhe ajo m’u përgjigj diçka si ‘Unë do të bëj çfarë të dua, do të bëj çfarë të dua’.

Babis e zbriti të voglën dhe fjetën në divan. Po e mendoja dhe po thosha me vete nëse ajo e bëri këtë tani që edhe unë jam përpara, nëse unë nuk jam në shtëpi, çfarë do t’i bëjë asaj, a do ta vrasë atë? Kjo nuk mund të largohej nga mendja ime. Unë u ngjita në dhomën e gjumit edhe një herë për të bërë një përpjekje të fundit. U shtriva pranë saj dhe e përqafova. Unë i thashë që të merrte të voglën dhe ajo u përgjigj ‘Jo, mos e sjell , nuk ju dua’.

Dhe ajo filloi të lëvizte trupin për tu larguar nga krahët e mia. Vazhdimisht e mbaja fort dhe i thoja që e vogla duhej të ngjitej lart për të fjetur. Në një moment, ndërsa ajo po dridhej, fytyra e saj ishte në jastëk, dua të them që goja dhe hunda e saj ishin mbështetur në jastëk. Vazhdova ta mbaja fort në krahë derisa kuptova që Caroline kishte ndaluar së lëvizuri.

E gjithë kjo duhet të ketë zgjatur për rreth 5 minuta, domethënë, nga koha kur e përqafova deri në kohën kur ajo ndaloi së lëvizuri. E humba. U përpoqa ta zgjoja, e tunda, por kuptova që gjithçka që bëra ishte e kotë.

Unë menjëherë zbrita në dhomën e ndenjes për të parë nëse e vogla ishte mirë, pashë se ajo ishte duke fjetur dhe u ngjita përsëri në dhomën e gjumit. Atëherë kuptova se çfarë kishte ndodhur. Unë qava dhe menjëherë mendova për Lydia, e cila do të rritet pa prindërit e saj.

Atëherë mendova të bëja një përpjekje të fundit në mënyrë që ajo të paktën të rritet me babanë e saj.

Mendova ta zhdukja trupin e saj, por ishte e pamundur për mua ta bëja këtë. Vetëm duke e parë, unë qava. Gjëja tjetër që mendova ishte të thosha se dikush tjetër e bëri. Unë do t’i tregoja policisë se grabitës hynë në shtëpi. Isha në panik.

Nuk dija çfarë të bëja. Mendova se në mënyrë që të dukesha më i besueshëm do të duhej ta lëndoja qenin. Askush nuk do ta mendonte se mund të dëmtoja një qen. Me dhimbje në zemër e vara zinxhirin e qenit në kangjellat e shkallëve. Nuk e mbaj mend rendin kronologjik.

33-vjeçari përshkroi me detaje të gjitha veprimet që bëri për të drejtuar grabitjen, duke përfunduar:

“Fillova ta vendos ngjitësin në duar dhe gojë. Pastaj, me tel, lidha këmbët, krahët bashkë me këmbët. Para se të lidhesha, mora të voglën nga divani i gjumit dhe e vendosa në krevatin e dhomës së gjumit, pranë Caroline. E vogla po flinte ”.