Moska bllokon kthimin e emigrantëve nga Norvegjia për arsye sigurie

596
Rusia konfirmoi sot se ka mbyllur, për arsye sigurie, kufijtë e saj me Norvegjinë për emigrantët që Oslo kishte filluar t’i dërgonte drejt territorit të saj. Sipas zëdhënëses së ministrisë ruse të Punëve të Jashtme, Maria Zakharova, Moska ka njoftuar Oslon për vendimin e saj për bllokimin e kthimit të emigrantëve nga pika kufitare Borrisoglebsk-Storskog duke konfirmuar një marrëveshje dypalëshe të nënshkruar në vitin 2011.
“Këto masa të marra nga Rusia janë vendosur për arsye sigurie dhe bazohen mbi marrëveshje dypalëshe me Norvegjinë”, shpjegoi ajo. Policia norvegjeze kishte rikthyer të martën 13 emigrantë në Rusi sipas një dispozite të përfolur që vendos se individët që kanë qëndruar ligjërisht në territorin rus duhet të rikthehen menjëherë, pa analizuar në thellësi kërkesën e tyre të azilit.
Sigal