Frutat dhe perimet që duhet të konsumoni në dimër

2720
Vetëm për shkak se është stina e dimrit nuk do të thotë se nuk mund të konsumoni fruta dhe perime të freskëta. Ekzistojnë shumë gjëra natyrale ushqimore, të cilat, gjatë dimrit më së shumti mund të gjenden në treg. Në mënyrë që të mos dobësohet imuniteti juaj gjatë kësaj stine, do të keni nevojë për ato ushqime.
Për këtë arsye, shikoni cilat janë ato “super-ushqime” që duhet t’i konsumoni gjatë dimrit.
Perimet rrënjë- Perimet si karota, selinoja, rrepka dhe panxhari i sheqerit rriten nën tokë ku thithin shumë minerale nga dheu, ndërsa janë të pasura edhe me fibra. Gjë e mirë është se mund t’i blini gjatë tërë vitit dhe se përgatiten lehtësisht. Thjeshtë i piqni në skarë me pak vaj ulliri, u hidhni kripë dhe piper dhe do ta keni një pjatë të shëndetshme. Pjesën e mbetur e qitni në blender me pak supë pule dhe bëjeni një krem supë.
Kungulli- Atë do ta gjeni vështirë gjatë verës, por dimrit mund ta gjeni pothuajse kudo. Kungulli është i mbushur dhe beta-karotinë dhe është shumë i shëndetshëm dhe i shijshëm. Ekzistojnë shumë receta, për më së thjeshti është që ta piqni në furrë dhe të kënaqeni me aromën që përhapet në tërë shtëpinë.
Lakra- Lakra është shumë e pasur me vitaminë C dhe minerale, ndërsa ka edhe një sasi shumë të vogël të kalorive. Zgjidheni lakrën e bardhë, jeshile ose të kuqe, konsumojeni të freskët, në gjellë apo turshi. Sido që të jetë, do të kënaqeni me shijen si dhe me përbërësit e shëndetshëm të saj.
Lulelakra- Shumë njerëz nuk e preferojnë lulelakrën, ashtu sikur edhe brokolin. Megjithatë, ajo është burim i pasur me vitaminë K dhe ka shumë pak kalori. Njëra nga mënyrat më të lehta për përgatitje është bërja e puresë nga lulelakra e zier me pak qumësht pa yndyrë dhe pak gjalpë.
Agrumet- Agrumet mund të gjenden në treg gjatë tërë vitit dhe njerëzit i konsumojnë me kënaqësi gjatë secilës stinë. Verës në freskojnë, dimrit e ndihmojnë imunitetin për shkak të sasisë së madhe të vitaminës C dhe flavonoideve( të cilat në ndihmojnë që ta absorbojmë hekurin nga ushqimi).
Kivi- Ky frut është më i pasur me vitaminë C, sesa portokalli! Pjesa më e shëndetshme e kivit është, ajo që gjendet menjëherë nën lëkurë, pra nëse mundeni, mos e qëroni, por hajeni edhe lëkurën, vetëm duhet që paraprakisht ta lani mirë.
Pemët me kokrra të kuqe në gjendje të ngrirë
Pemët me kokrra të kuqe janë tashmë të njohura për dobitë e tyre për organizmin e njeriut. Janë të pasura me antioksidues, vitaminë C që e ngrit imunitetin, rrisin nivelin e energjisë, ngadalësojnë plakjen, ndërsa gjithmonë mund t’i gjeni në supermarketin e afërt, nëse jo të freskëta, atëherë në gjendje të ngrirë.
Sigal