Morën pjesë në protestën mbështetëse të Navalny, Rusia dëbon tre diplomatët

125
Sigal

Rusia ka dëbuar tre diplomatë nga Gjermania, Suedia dhe Polonia, pasi iu bashkuan protestave në mbështetje të aktivistit të opozitës, Alexei Navalny, i cili u burgos në fillim të kësaj jave.

Nëpërmjet një njoftimi, Ministria e Jashtme ruse tha se të tre diplomatët morën pjesë në “demonstrata të paligjshme” më 23 janar.

Megjithatë, një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme suedeze ka mohuar që diplomati i saj të ketë marrë pjesë në ndonjë demonstratë.

Navalny është një ndër kritikët më të fortë të Presidentit rus, Vladimir Putin. Gushtin e kaluar ai u helmua në Rusinë lindore dhe u dërgua në Gjermani për kurim.