“Monstra”, Shkupi dënon me nga 3 vjet burg 6 protestues shqiptarë

274
Sigal

SHKUP – Gjykata Penale e Shkupit dha sot vendimin për 6 nga 8 të arrestuarit shqiptarë që morën pjesë në protestat kundër vendimit me burgim të përjtshëm për rastin “Monstra” në Maqedoni. Kështu, Ardian Rexhepi, Muharem Bardhi, Adem Abdullovski, Enur Iljaz, Muharrem Isa dhe Rami Buçi do të vuajnë dënimin me nga 3 vite burg. Personave të mësipërm iu është vazhduar edhe masa e paraburgimit. Avokatët e tyre thanë se dënimët janë alogjike dhe kanë paralajmëruar se do të ankohen ndaj vendimit të sotëm. Edhe të afërmit e të dënuarve shprehen se po bëhet një skandal duke dënuar të rinjtë vetëm për faktin se kanë dalë në protesta. Ata bëjnë thirrje për drejtësi duke drejtuar gishtin nga përgjegjësit e kësaj situate të krijuar në vend. “Të çohen nga gjumi shkupjanët, të mos e lënë fatin në dotë të disa rebelëve, Ali Ahmeti po bën politikë me gjakun e popullit”. Ndërkaq mësohet se janë liruar nga akuza Rexhep Bislimov dhe Fadil Zeqirov. Ndaj këtij të fundit, ka qenë vetë prokuroria e cila ka tërhequr akuzën. Mbi të 6 personat rëndon akuza për pjesëmarrje në turmë, e konsideruar nga Gjykata si vepër penale. Në protestën kundër “Monstrës” mbetën të lënduar 12 policë si dhe pati dëm të madh material. Ndërkaq, Këshilli Koordinues Organizativ i protestave ka njoftuar për të tjera protesta gjatë ditës së premte. Shqiptarë të Maqedonisë u ngritën në protesta kundër dënimit m burg të përjetshëm të 6 shqiptarëve për vrasjen e 5 maqedonasve në vitin 2012, në rastin “Monstra”.