Monstra e qeshur në gjykatë: Më urdhëroi Allahu ti prisja kokën fëmijës

522
Dadoja e akuzuar për prerjen e kokës së një vogëlusheje 4 – vjeçare që ishte nën kujdesin e saj, pretendon se e ka urdhëruar Allahu për të kryer këtë vrasje makabër. Gulchehra Bobokulova, 38 – vjeçe, u arrestua ditën e hënë, pasi doli në rrugë me kokën e prerë të vajzës në dorë, në një stacion të metrosë në Moskë. Teksa ka qeshur gjatë sencës gjyqësore këtë mëngjes, me pretendimin se veprimi i saj ka ardhur nga “urdhri i Allahut”, u zbulua se Bobokulova vuan nga skizofrenia. Bobokulova, të cilën shtypi i Rusisë e ka quajtur “dadoja e përgjakshme”, është me origjinë nga Uzbekistani me shumicë myslimane. Sipas aludimeve mendohet se 38 – vjeçarja ka patur një të dashur sekret në momentin kur ajo ka kryer krimin e rëndë.
Sigal