Mjekët italianë nuk e dinë nëse karantinimi ndaj koronavirusit po funksionon

342
Sigal

Italia po hyn në javën e saj të katërt të krizës më të rëndë kombëtare që pas Luftës së Dytë Botërore.

Më shumë se 60 milion njerëz po jetojnë nën një bllokim gjithnjë e më të padurueshëm. Dyqanet që mbetën të hapura po mbyllen herët e më herët dhe policia po patrullon në një numër gjithnjë e më të madh,  duke siguruar që askush të mos jetë jashtë pa një arsye të vlefshme.

Pavarësisht këtyre masave të ndërmarra, numri i rasteve të koronavirusit në vend po rritet me një normë prej rreth 3.500 raste të reja ose më shumë çdo ditë, dhe numri i vdekjeve ka arritur në 2.974.

Përqendrimi më i lartë i rasteve është në veri të vendit, ku të vdekurit po grumbullohen për t’u varrosur, pasi shërbimet e funerale janë rreptësisht të ndaluara. Pacientët me koronavirus trajtohen në spitalet në terren dhe rreshtohen në korridore brenda spitaleve publike. Gjithashtu mjekët dhe infermierët janë duke u infektuar, për shkak të mungesës së mbrojtjes së duhur.

Shumë njerëz pyesin se si do të mbarojë kjo situatë, dhe nëse kostoja ekonomike e bllokimit ja vlen. Ka shenja inkurajuese që numri i rasteve të reja në zonën origjinale të kuqe në veri të Italisë mund të jetë në rënje, por ekspertët thonë se është shumë shpejt të konsiderohet kjo një prirje e besueshme.