Një aksident është shënuar këtë pasdite në Korçë, edhe pse masat e lëvizjeve vijojnë të shtrëngohen çdo ditë e më tepër.
Një mjet që transportonte lëndë drurësore ka goditur një ambulancë.
Mësohet se nuk ka asnjë të lënduar dhe nuk dihet ende nëse në ambulancë ndodhej apo jo ndonjë person i sëmurë.