Mianmar, zgjedhjet e para të lira i fiton Lidhja Kombëtare për Demokraci

513
Lidhja Kombëtare për Demokraci ka shënuar një fitore bindëse në zgjedhjet e para të lira të zhvilluara në Mianmar pas 25 viteve. Kjo forcë politike e drejtuar nga Aung San Suu Kyi, do të zërë 80% të vendeve të Parlamentit, duke siguruar kështu të drejtën për të zgjedhur Presidentin. Ndërkohë, Partia e drejtuar nga ish-ushtarakët ka fituar afro 20%, që do të thotë se influenca e tyre vijon të mbetet e lartë.
Një fakt interesant është se Liderja e Lidhjes Kobëtarare për Demokraci, Aung san Suu Kyi, nuk mund të bëhet Presidente. Një gjë e tillë nuk është në përputhje me Kushtetutën, e cila parashikon se këtë post qeverisës nuk mund ta zënë personat që kanë fëmijë të lindur jashtë vendit. Të dy djemte e fitueses së cmimit Nobel kanë lindur në Britaninë e Madhe. Procesi i zgjedhjes së Presidentit nuk do të fillojë deri në muajin janar, pas mbledhjes së parlamentit.
Lidhja Kombëtare për Demokraci është shpallur fituese edhe në zgjedhjet e vitit 1990, por rezultati nuk u njoh nga regjimi ushtarak i Këshillit për Zhvillim dhe Shtet Paqësor. Midis viteve 1990-2010, Liderja Aung San Su Kyi qëndroi nën arrest shtëpie për 15 vite.
Sigal