Mediat zbulojnë ngjarjen / Shpat Kasapi arrestohet me kokainë

244
Sigal

Këngëtari i njohur Shpat Kasapi është arrestuar nga policia në Maqedoninë e Veriut pasi i është gjetur kokainë gjatë kontrollit.

Lajmi është bërë i ditur nga mediat e këtij vendi, të cilat i referohen një ngjarje të ndodhur një muaj më parë, ndonëse dokumenti i policisë është zbuluar vetëm tani, pasi gjithcka është mbajtur e fshehte për mediat.

Lexo edhe :  Kriza e pandemisë / Qytetarët po shpenzojnë më pak për festat

Këngëtari ishte në lagjen Gjorce Petrov në Shkup në momentin që është ndaluar për një kontroll rutine nga ana e policisë,.

Atij i janë gjetur dy pako të vogla me kokainë për të cilën është arrestuar nga policia dhe i liruar më pas, për tu gjykuar në gjëndje të lirë.

Shpat Kasapi aktualisht mban edhe detyrën e këshilltarit të zëvendëskryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi.

Lexo edhe :  Kejdi Mehmetaj : Rama nuk është i interesuar të mbrojë të drejtat tona kombëtare