Kriza e pandemisë / Qytetarët po shpenzojnë më pak për festat

349
Sigal

Pandemia ndryshoi atmosferën e festave këtë vit. Tregjet nuk janë aq të populluara në krahasim më një vit më parë. Tregtarët janë shprehur se gjatë kësaj periudhe pandemie ka patur më pak blerës të frutave, perimeve apo të gjelit të detit.

TregtariJemi shumë dobët, janë larguar njerëzit nga sëmundja, nuk marrim më

Tregtari: Shumë keq, nuk e di a e ka fajin Edi Rama, a Erioni nuk e di. Që ka një rënie të tillë puna.  Nuk ka lekë më.

Pavarësisht se çmimet e artikujve janë në të shumtën e rasteve të përballueshme fuqia blerëse është e paktë.

Por kur i krahasojnë me pagat apo pensionet, këto çmime duken të shtrenjta për blerësit.

QytetarjaTë shtrenjta janë

QytetarjaNë çdo vend të botës në festa cmimet ulen në Shqipëri ngrihen.

Qytetari: Çmimet shumë të larta me ekonominë që është zero këtu në Shqipëri.

Krishtlindjet dhe viti i ri janë në prag por duket se ky vit nuk do të jetë si ai që lamë pas, për shkak të pandemisë që rëndoi xhepat e të gjithë shqiptarëve.