Deputeja Suzana Topi: I kujtova Ministres se premtimi i dhënë për rikonstruksionin e spitalit të Prrenjasit nuk është mbajtur

990
Sigal

Deputetja e parlamentit Suzana Topi ka reagaur ashpër në një status në profilin e saj në Facebook,ndaj Ministres Ogerta Manastirliu duke i kujtuar asaj se premtimi i dhënë për rikonstruksionin e spitalit të Prrenjasit nuk është mbajtur. Gjithashtu Topi i ka kërkuasr dhe përmirsimin e kushteve të qëndrave shëndetësore për fshatrat, si dhe paisjen me një autoambulancë për nevojat spitalore. Reagimi i plotë i Suzana Topit ! Të nderuar banorë të zonës, sot Ministrja Znj. Ogerta Manastirliu prezantoi buxhetin e vitit 2020 të kësaj ministrie në komisionin e ekonomisë dhe financave, ku unë bëj pjesë . I kujtova Ministres se premtimi i dhënë për rikonstruksionin e spitalit të Prrenjasit nuk është mbajtur. E vura në dijeni se investimi për këtë spital është domosdoshmëri pasi i shërben qytetarëve, dhe banorëve të zonës përreth.Per nga pozicioni gjeografik i vëndndodhjes ai shpëton jetë njerëzish nga aksidentet rrugore.Mjekët dhe pacientët përballen cdo ditë me kushte të vështira spitalore, me mungesën e medikamenteve dhe materialeve mjekësore.Kërkova përmirësimin e kushteve të qëndrave shëndetësore për fshatrat , si dhe nevojën për njē autoambulancë për transportin e pacientëve në spitalet rajonale, për shkak të efiçencës jo të plotë të spitalit.Banorë të Prrenjasit dhe zonave përreth , ju vë në dijeni se rikonstruksioni i spitalit të qytetit të Prrenjasit nuk është në vëmëndjen e qeverisë Rama .Mu premtua se do të sjellin një autoambulancë per nevojat spitalore. Nuk do të rresht se ngrituri zërin për cdo problem te komunitetit tim