Kosovë, prishet koalicioni AKR-LDK

443
Sigal

Para pak çastesh, Dega e Lidhjes Demokratike e Kosovës (LDK) në Mitrovicë, ka vendosur që të tërhiqet nga koalicioni që kishte më Aleancën Kosova e Re (AKR). Këtë e ka bërë të ditur për KosovaPress Safet Kamberi, nënkryetar i Komunës së Mitrovicës, i cili vjen prej radhëve të LDK-së.

Ai ka thënë se pas një vendimi të djeshëm të kryetarit, Agim Bahtiri, për shkarkimin e drejtorit të Arsimit nga radhët e LDK-së, Pajazit Hajzeri, sot kryesia e LDK-së në Mitrovicë ka mbajt një mbledhje urgjente dhe me vendim unanim ka vendos që të tërhiqet nga koalicioni që kishte më AKR-në.

LDK dhe AKR ishin në koalicion që nga zgjedhjet e fundit komunale, kur në balotazh kishin shkuar Avni Kastrati i PDK-së dhe Agim Bahtiri i AKR-së, ndërsa për ta mundur Kastratin, LDK kishe pranuar të hyjë në koalicion me AKR-në.