Më shumë se 230.000 të vdekur që prej fillimit të konfliktit në Siri

455
Lufta në Siri ka shkaktuar më shumë se 230 000 të vdekur, rreth 11 500 prej të cilëve fëmijë, që prej fillimit të revoltës kundër regjimit të Bachar al-Assad katër vjet më parë, sipas një bilanci të ri të Observatorit sirian për të Drejtat e Njeriut (OSDH).
“Ne kemi informacione për 230 618 të vdekur që prej fillimit të revoltës kundër regjimit të Bachar al-Assad në mars të vitit 2011”, konfirmoi sot Rami Abdel Rahmane, drejtor i OSDH-së, një OJQ që disponon një rrjet të gjerë burimesh në Siri.
Sipas Abdel Rahmane, numri i të vdekurve në radhët e civilëve ka arritur në 69 494, 11.493 prej të cilëve fëmijë.
Ky bilanc numëron gjithashtu 41 116 të vdekur mes rebelëve, dezertorëve, xhihadistëve siriane dhe luftëtarëve kurdë.
Tek luftëtarët e huaj që luftojnë kundër regjimit, pjesa më e madhe xhihadistë, numri i të vdekurve ka arritur në 31.247.
Sigal