Masakra me dhjetë të vrarë në Cetinje, reagon Abazoviç: Mali i Zi nuk kishte parë si kjo tragjedi

158
Sigal

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, ka reaguar pas tragjedië në Cetinje, ku dhjetë persona mbetën të vrarë dhe u plagosën katër të tjerë.

“Ngjarja e sotme në Cetinje është një tragjedi që Mali i Zi nuk e ka parë më parë”, tha Abazoviç.

“U bëj thirrje të gjithë qytetarëve të Malit të Zi që të jenë me familjet e viktimave të pafajshme, të afërmit e tyre, miqtë dhe të gjithë qytetarët e Cetinjës”, tha Abazoviç në Telegram.

Tridhjetë e katër vjeçari me iniciale V.B. vrau sot disa persona në Cetinje, më pas është vrarë. Mediat fqinje raportojnë se autori ka qëlluar disa persona në afërsi të vendbanimit të tij.

Mes viktikamve mësohet se ka edhe fëmijë, ndërsa të plagosurit janë dërguar në spital.

Të shtënat kanë ndodhur pak pas orës 16:00 në afërsi të Shtëpisë së Qeverisë dhe mes të plagosurve është edhe një polic i cili është transportuar në Qendrën Klinike dhe gjendja e tij është e qëndrueshme.

Sipas Vijesti, kryeministri Dritan Abazovi do të vizitojë të plagosurit dhe Cetinje me ministrat dhe kryetarin e komunës së Prijestonikës, Nikolla Gjurashkoviç.