Maqedoni, incident me armë në Ministrinë e Shëndetësisë, tentohet të qëllohet ish-ministri

651
Në Ministrinë e Shëndetësisë ka pasur të shëna armësh në momentin kur është dashur të kryhet dorëzimi i postit nga ministri Nikolla Todorov tek ministri i ri Arben Taravari.
Sipas informacioneve, janë shtënë pesë plumba. Burimet e TV21 të Shkupit bëjnë të ditur se para pak minutash ka ndodhur një incident në Ministrinë e Shëndetësisë, ku janë shkrepur armë zjarri.Sipas dëshmitarëve që gjenden brenda ndërtesës së ministrisë, thuhet se një i moshuar ka shtënë me revole.
Gazetarja e TV21 në vendngjarje, njofton se i dyshuari besohet se ka shtënë në drejtim të ish-ministrit të Shëndetësisë Nikolla Todorov.
Todorov ndërkaq nuk është i lënduar. I dyshuari është arrestuar.
Sigal