Mançester / Qytetarët në tubim kundra tiranisë shëndetësore “anti-covid” (Video)

Një numër i konsiderueshëm qytetarësh anglezë në qytetin e Mançesterit, kanë refuzuar rregullat drakoniane të bllokimit nga koronavirusi dhe kanë protestuar dje nëpër rrugët e qytetit.

Me pamkarta ku në të cilat vihen re shprehje si : “Stop tiranisë” apo “Kjo është një plandemi”, apo “Jepini fund këtij makthi”, qytetarët kanë marshuar përgjatë metrove dhe shesheve kryesore duke dhënë mesazhet e tyre të cilat konsiderohen si këmbana të alarmit për demokracinë e arritur me aq mund.

Sigal

Teksa po kalon një vit që prej krizës së koronavirusit, qytetarë të shumtë kanë vënë në dyshim autoritetet duke i konsideruar se nuk po veprojnë në të mirën e jetës së njeriut por për t’i shërbyer një agjende skllavërimi, sterilizimi të detyruar me anë të vaksinave dhe kontrollit total të popullsisë nga një elitë ‘e padukshme’ për mast popullore por me aq influencë në jetën e gjithësecilit.

Ndiqini videon e mëposhtme :