Rënia e testimeve të covid / Reagon Petrit Vasili : “Paradoks, situata drejt rëndimit ndërsa testet ulen ndjeshëm”

251
Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili ka reaguar me anë të një postimi në rrjetin social facebook në lidhje me numrin e ulët të testeve të kryera nga ministria e shëndetësisë. Sipas Vasilit shifrat e ulta të rezultateve pozitive, kontrastojnë dukshëm me vdekjet, të cilat sot ishin 14.
Ja postimi i plotë i Vasilit :
Paradoksi, ulen me 30% testimet per COVID!?
Ministria e Shendetesise brenda 4 ditesh i ka ulur testimet ne 818 me pak, pra nje ulje me 30%, nga 2745 ne 1927.
Sot personat e konstatuar pozitiv me COVID jane 461 ndersa ata qe kane humbur jeten 14.
A i pergjigjen realitetit faktik keto shifra?
Shifrat e ulta te pozitivitetit kontrastojne dukshem dhe “çuditshem” me vdekjet, qe sot jane 14.
Si mund te pranohet qe ndersa situata edhe per shkak te stines shkon drejt rendimit testimet ulen ndjeshem.
Kur nuk ka asnje date se kur mund te filloje vaksinimi si mund te justifikohet ulja e testimeve si mase kyce per diagnozen si dhe per venien nen kontroll te situates.
Perballimi i situates kerkon seriozitet maksimal shkencor dhe rritje te parametrave te performances ku testimi eshte tregues prioritar absolut.
Çdo shpjegim qe priret nga nervozizmi propagandistik dhe eshte nje lajm i keq per ndjekjen dhe perballimin e situates.
Treguesit e uljes progresive te testimeve mund ti shihni ne foto marre nga Web i Ministrise se Shendetesise.
Sigal