Gjendet i pajetë një 63-vjeçar në një rezervuar

132
Sigal

Një 63-vjeçar është gjetur i pajetë mbrëmjen e sotme në rezervuarin e Pepelit në afërsi të Dropullit.

Sipas policisë, trupi i shtetasit me iniciale V.K. është gjetur rreth orës 21:30.

Në trupin e tij nuk janë konstatuar shenja dhune teksa policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Gjirokastër/Informacion paraprak.

Rreth orës 21:30, në rezervuarin e Pepelit, në afërsi të fshatit Pepel, Dropull, është gjetur i mbytur, në dukje pa shenja dhune shtetasi V. K., 63 vjeç, banues në fshatin Vrisera, Dropull.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.