Arrestohet shqiptari në Romë / Policia i gjen 5 kg drogë

214
Sigal

Policia italiane në Romë ka arrestuar një 31-vjeçar shqiptar, i cili kishte me vetë 5 kilogram hashash.

Sipas mediave italiane, policia vuri re shqiptarin teksa priste në një stacion autobusi për tu larguar nga kryeqyteti italian.

Pas dyshimeve, ata vendosën ta ndalonin shqiptarin për kontroll. Atij iu gjet një biletë e rregullt udhëtimi dhe 5 kg drogë. Lëndën narkotike e kishte fshehur brenda një çante të madhe me veshje dhe e kishte ndarë në 9 pako.

Pas arrestimit, shqiptari iu dorëzua autoriteteve të drejtësisë italiane, ndërsa iu sekuestrua lënda narkotike.