Momente frike në New York, pas një shpërthimi në një impiant elektrik të qytezës Con Edison në Astoria, Queens.
Shpërthimi ka bërë që shtëpitë në zonë të dridhen nga forca e madhe, duke shkaktuar gjithashtu edhe një dritë blu në qiell.
Fenomeni ka ngjallur kuriozitet të madh, ku shumë postime janë bërë në rrjetet sociale: ’Ndihmë po vijnë alienët’, kanë shkruar shumë prej tyre në Twitter, aq sa është dashur ndërhyrja e kryebashkiakut të New York Bill De Blasio: ‘Nuk ka pasur asnjë pushtim nga alienët apo kërcënim nga hapësira, është thjesht drita e një shpërthimi elektrik në një central, zjarri është nën kontroll, po hetojmë për shkaqet’, e ka mbyllur komentin De Blasio.