Makina u gjet e djegur në Pukë, biznesmeni italian Davide Pecorelli gjendet i gjallë në Toscana

236
Sigal

Pas 8 muajsh mister merr fund enigma për fatin e biznesmenit Italian Davide Pecorelli, makina e të cilit u gjet e djegur në Pukë. Mediat italiane bëjnë me dije se ai është gjetur i gjallë në Toscana në një gomone në brigjet e Livornons.

“Unë do ta përqafoj atë, pastaj do t’i tërheq veshët”, tha babai i Davides. Ai tregon për telefonatën me ish-gruan e Davides e cila i ka dhënë lajmin e mirë për të birin. “Unë po shpresoja për të, edhe pse kishte kaluar një kohë e gjatë: ajo menjëherë më tha se kishte folur me Daviden dhe se ai është mirë, tani mezi po pres ta shoh përsëri, kështu që ai do të më thotë çfarë ndodhi në ato anë”, është shprehur ai.

Babai i 4 fëmijëve ishte zhdukur në Pukë disa muaj më parë ku kishte qenë në një udhëtim pune. Kur kishte shkelur në tokën shqiptare ai ishte takuar edhe me pronarin e një qendre bukurie ndërsa gjurmët e tij të fundit u gjendën brenda një makine Skoda të cilën e kishte marrë me qira, ku policia gjeti disa sende personale, mes të cilave edhe telefonin e tij.

Në makinën e marrë me qira në Tiranë policia gjeti edhe një trup të djegur ndërsa tani shtohet misteri se kujt i përket ai. Pecorelli po kalonte një periudhë shumë të vështirë në menaxhimin e bizneseve të tij. Nga shtatori i kaluar ai ishte zhvendosur në Shqipëri duke tregtuar makina të shtrenjta me vlerë deri në dhjetëra mijëra euro.

Pak kohë para zhdukjes ai kishte shkëmbyer mesazhe me një mik të cilit i kishte thënë se do të shkonte në Shqipëri për të mbyllur disa punë me disa profesionistë vendas. Tani pritet të zbulohet arsyeja pse Davide u zhduk për një kohë të gjatë dhe pse ndodhej në atë gomone në detin Tirren. Hetuesit pritet të rindërtojnë atë që ndodhi që nga fillimi i vitit deri në gjetjen e Pecorellit në mes të detit